Zemaj homazhe te varri i Rugovës: Është udhërrëfimi ynë i vetëm

Zemaj homazhe te varri i Rugovës: Është udhërrëfimi ynë i vetëm

Aktuale January 21, 2021 - 12:45

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë sot homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij.

Zemaj theksoi se te varri i Rugovës ka shkuar së bashku me fëmijët e Enver Malokut dhe të Ukë Bytyçit, dy bashkëpunëtorëve më të afërt të Rugovës.

"Bashkë me miqtë e mi, Doruntinën dhe Flamurin, fëmijët e dy prej bashkëpunëtorëve më të afërt të presidentit Rugova, Enver Malokut e Ukë Bytyqit, bëmë homazhe në 15-vjetorin e shkuarjes në amshim të presidentit tonë historik. Ne jemi krenarë që u takojmë familjeve që dhanë gjithçka në luftën tonë për Kosovën, shtet të pavarur e sovran.

Dr. Ibrahim Rugova është udhërrëfimi ynë i vetëm, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia jonë politike", ka shkruar ai në "Facebook". /Zëri