Gashi për Rugovën: Liria, pavarësia dhe demokracia ishin bazat e angazhimit të tij politik

Gashi për Rugovën: Liria, pavarësia dhe demokracia ishin bazat e angazhimit të tij politik

Aktuale January 21, 2021 - 11:06

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kujtuar presidentin historik Ibrahim Rugovën në 15-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Gashi ka thënë se bazat e angazhimit politik të Rugovës ishin idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Sipas tij, zbatimi i këtyre idealeve u bë mbi idetë për shtetin e Kosovës.

“Idealet e lirisë, pavarësisë, demokracisë ishin bazat e angazhimit politik të presidentit Rugova! Zbatimi i këtyre idealeve u bë mbi idetë për shtetin e Kosovës: I hapur me fqinjët, i integruar në NATO dhe në BE, në miqësi të përhershme me Amerikën”, ka shkruar ai.

Ai thotë se këto ide dje ishin të rrezikuara, ndërsa sot janë stabile.

“Këto ide dje ishin të rrezikuara. Sot janë stabile. Më datën 14 vendosni ju. Lavdi presidentit!”, tha Gashi. /Zëri