716 gjoba ndaj atyre që nuk respektuan masat anti-COVID

716 gjoba ndaj atyre që nuk respektuan masat anti-COVID

Aktuale January 21, 2021 - 10:27

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 716 gjoba gjatë 24 orëve të fundit për ata që nuk respektuan masat anti-COVID.

Po ashtu në këtë periudhë kohore bëhet e ditur se kanë ndodhur 49 aksidente e janë shqiptuar 1188 tiketa trafiku.

26 persona janë arrestuar, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit. /Zëri