Edhe SPAK-u kërkon mbeshteje shtesë financiare nga Qeveria për të punësuarit në institucionet publike dhe shërbyesit civilë

Edhe SPAK-u kërkon mbeshteje shtesë financiare nga Qeveria për të punësuarit në institucionet publike dhe shërbyesit civilë

Aktuale January 20, 2021 - 19:49

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës ka përshëndetur mbështetjen financiare të Qeverisë Hoti për mjekët, policët dhe për punëtoret e arsimit.

Por, përmes një komunikate për medie, Sindikata ka kërkuar që në këtë marrëveshje të merren parasysh edhe të punësuarit në Insititucione publike dhe shërbyesit civilë.

“Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës beson që krahas kesaj mbeshtetje të qelluar dhe të domosdoshme nga ana e Qeverisë duhet pas parasysh edhe nje numer të konsideruar të punësuarve në Institucionet publike, Sherbysit Civil të cilet në vazhdimsi kanë qenë dhe janë në krye të detyres në ketë kohe të pandemisë Covid-19. Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës kërkon nga kryeministri Hoti që në të njejten kohë dhe në të njëjten pako financiare të përfshihen edhe Sherbyesit Civil të cilët gjatë kësaj periudhe kanë qenë të obliguar të lajmrohen në vendet e tyre të punës, me theks te veqntë Inspektorët ne nivel qendror dhe atë lokal, të punësuarit në QPS, Ofiqarët , punëtorët teknik, rojet e pyellit , Zjarrfikëssit të punesuarit qendrat operative në kuader të sektorit të Emergjences dhe të tjerë sherbyes sipas punës dhe angazhimit të tyre”, thuhet në komunikatë.

Sipas SPAK-ut, mospërfshirja e tyre në pakon emergjente është e papranushme.

“Mosperfshirja e këtyre kategorive në pakon emergjente për SPAK-un, ështe e papranushme, andaj Kryeminister reflekto sepse edhe keto kategori kanë të drejtë të protestojnë”, theksohet në komunikatë./Zëri

 

SINDIKA E PAVARUR E ADMINISTRATËS SË KOSOVËS KOMUNIKATË Prishtinë, më: 20.01.2021 Sindikata e Pavarur e Administratës...

Posted by SPAK on Wednesday, January 20, 2021