Haradinaj: Zgjedhja e Bidenit president besojmë se do të bëjë që Kosova të jetë prioritet në agjendën e SHBA-së

Haradinaj: Zgjedhja e Bidenit president besojmë se do të bëjë që Kosova të jetë prioritet në agjendën e SHBA-së

Aktuale January 20, 2021 - 19:04

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar për zgjedhjen e Presidentit të ri të Amerikës, Joe Bidenin.

Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook”, falenderoi Bidenin për kontributin e tij për Kosovës.

“Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sapo e nisi mandatin e tij presidencial.

Kjo është një ngjarje me rëndësi globale, e ndjehem shumë i lumtur që kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Biden. Duke i uruar sukses, e falënderoj për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare”, shkruan Haradinaj.

Përmes këtij postimi, Haradinaj u shpreh optimist se zgjedhja e Bidenit si president do të bëj që Kosova të jenë prioritet në agjendën ameikane dhe se do të forcohen lidhjet mes SHBA-së dhe vendit tonë.

“Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij.

Besoj se gjatë presidencës së z. Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, thuhet në postimin e Haradinajt./Zëri