Sa të pasur janë kandidatët për president, Vjosa Osmani e Ramush Haradinaj?

Sa të pasur janë kandidatët për president, Vjosa Osmani e Ramush Haradinaj?

Aktuale January 20, 2021 - 12:31

Vjosa Osmani përmes listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje e Ramush Haradinaj nga AAK-ja janë dy kandidatët për president në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, shkruan “Zeri.info”.

Por sa është pasuria e tyre?

Vjosa Osmani

Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës, njëherësh u.d. e presidentes së vendit, ka bërë publike pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në listën e pasurive të paluajtshme Osmani ka deklaruar se posedon një banesë, vlera e së cilës është 40 mijë euro, si dhe një garazh të papërfunduar, që kap shifrën e 2 mijë e 500 eurove.

Image

Image

 

Veç kësaj, Osmani ka mbi 12 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare.

Gjithashtu, Osmani ka deklaruar se ka edhe një detyrim financiar ndaj personave juridikë dhe fizikë, në vlerë prej mbi 10 mijë eurosh.

Image

Image

 

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës nga radhët e AAK-së, ka deklaruar pasurinë e tij, i cili, ndryshe nga Osmani, del të ketë pasuri dukshëm më të lartë.

Në listën e pasurisë së paluajtshme ai ka deklaruar shtëpi banimi të lëshuar me qira, e ndërtuar me mjete vetjake dhe me ndihmë nga bashkëluftëtarët, në vlerë prej 300 mijë eurosh në pronësi të tij.

Shtëpi familjare (Kulla) në pronësi të përbashkët me familjarët e që kap vlerën e 270 mijë eurove.

Tokë kodrinore e përbashkët 75 mijë euro; tokë-truall e blerë në pronësi të Haradinajt me çmim 27 mijë e 300 euro.

Por jo vetëm kaq. Në pronësi të Haradinajt është edhe një shtëpi banimi e deklaruar si e blerë me kredi e që kap shifrën e 202 mijë eurove.

Image

Image

 

Përpos kësaj, ish-kryeministri Haradianj në pronësi ka edhe një apartament, por që është i paguar pjesërisht e që çmimi i tij arrin deri në 70 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme ai ka deklaruar një veturë, e cila është në pronësi të bashkëshortes, Anita Haradinaj-Muçaj, në vlerë prej 8 mijë eurove.

Haradinaj ka deklaruar se ka 5.049.55 euro para të gatshme në institucionet financiare.

Ai ka deklaruar se ka edhe një detyrim financiar ndaj personave juridikë dhe fizikë në vlerë prej mbi 24 mijë eurosh.

Image

Image

Nga qiraja Haradinaj në të hyrat vjetore ka 73 mijë e 467 euro. Nga paga mujore në të hyrat vjetore ka 13 mijë 568 euro, por që merr edhe një pension invalidor, që në të hyrat vjetore del të arrijë shifrën 2 mijë e 700 eurove. /Zëri