Sekretari në ardhje i Shtetit përgëzon Trumpin për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Sekretari në ardhje i Shtetit përgëzon Trumpin për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Aktuale January 19, 2021 - 22:20

Sekretari i Shtetit i administratës së re të SHBA-së, Antony Blinken, ka përgëzuar presidentin në largim, Donald Trump, për një sërë çështjesh të arritura gjatë mandatit të tij 4-vjeçar, raporton "The Washington Post".

“Besoj se asnjë parti nuk ka monopol për ide të mira”, tha Blinken, duke theksuar se ishin “disa gjëra që presidenti Trump i ka bërë... e për të cilat e përgëzoj”, transmeton Zeri.info.

Në mesin e tyre, tha ai, ishte edhe marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e arritur në Washington, e po ashtu edhe marrëveshjet në Lindje të Mesme.

Po ashtu, Blinken tha se presidenti Trump kishte të drejtë që mori edhe një qasje më të fortë ndaj Kinës. /Zëri