Reagon SHSKUK-ja pas lajmit se shtretërit e pacientëve po përdoren si pengesë për punime infrastrukturore

Reagon SHSKUK-ja pas lajmit se shtretërit e pacientëve po përdoren si pengesë për punime infrastrukturore

Aktuale January 19, 2021 - 21:54

Pas publikimit të një fotografie ku shihej se në ambinetin e QKUK-së janë duke u zhvilluar punime infrastrukturore, e ku shtretërit e Onkologjisë po përdoreshin për të bllokuar rrugën me të, ka reaguar SHSKUK-ja, raporton Zeri.info

Sipas SHSKUK-së, shtretërit që shihen në foto, kanë qenë duke u dërguar në depo-punishte për riparim, por meqë ka pasur punime në rrugë, ata kanë qëndruar përkohësisht deri në lirim të rrugës.

"Në lidhje me disa fotografi, që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe në disa portale, se kinse shtretërit e Klinikës së Onkologjisë janë nxjerrë në rrugë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sqaron se shtretërit në asnjë moment nuk janë nxjerrë jashtë klinike dhe nuk bëhet fjalë për shtretër të kësaj klinike. Depo- punishtja, ku mbahen shtretërit e dalë jashtë funksioni dhe ku bëhet riparimi i tyre, ndodhet prapa Klinikës së Onkologjisë. Shtretërit, që shihen në foto, kanë qenë duke u dërguar në depo-punishte për riparim, por meqë ka pasur punime në rrugë, ata kanë qëndruar përkohësisht deri në lirim të rrugës", thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

"Zëri" ndërkaq kishte tentuar që të kontaktojë me QKUK-në për të marrë një koment mbi këtë pamje, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur telefonatave. /Zëri