Çështja e detit, Dendias: Do zgjerojmë ujërat territoriale me 13 mijë km ²

Çështja e detit, Dendias: Do zgjerojmë ujërat territoriale me 13 mijë km ²

Aktuale January 19, 2021 - 21:33

Është shtyrë me një ditë debati në parlamentin grek në lidhje me projekt-ligjin e Ministrisë së Jashtme që shtrin ujërat territoriale të Greqisë në Detin Jon.

Sipas mediave greke diskutimi u shtri në dy ditë për t’u dhënë kohë të mjaftueshme deputetëve që dëshirojnë të paraqesin qëndrimin e tyre mbi çështje.

Gjatë prezantimit të këtij pr/ligji, ministri Dendias tha se për herë të parë nga viti 1947 Greqia do të zgjerojë ujërat e saj territorial me 13,000 kilometra katrorë, përfshirë zonën brenda gjireve.

Legjislacioni, shtoi ai, “ka një element historik dhe unë do të doja të falënderoja ngrohtësisht palët për bashkëpunimin”./A2news