Ftohet në intervistim nga Gjykata Speciale, Nezir Çoçaj

Ftohet në intervistim nga Gjykata Speciale, Nezir Çoçaj

Aktuale January 19, 2021 - 21:01

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim, kandidatin e PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj.

OVL e UÇK-së dega në Has ka njoftuar se Çoçaj ka pranuar ftesë për intervistim nga Dhomat e Specializuar dhe gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për intervistim.

“Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ai ka pranuar Ftesë për intervistim nga Dhomat e Specializuara që gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për Intervistim. OVL e UÇK-së, Dega në Has, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste”, thuhet në njoftimin e kësaj dege në “Facebook”./Zëri