PSD-ja me aksion simbolik, vendos grafite me fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerë
Foto: Laura Hasani

PSD-ja me aksion simbolik, vendos grafite me fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerë

Aktuale January 19, 2021 - 13:43

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate, përmes një aktiviteti, kanë vendosur grafite me fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerët që gjenden në lagjen “Pejton”, në Prishtinë.

Drilon Pireva, aktivist i kësaj partie, tha se ardhja e Albin Kurtit në pushtet është e rrezikshme.

“Ata që kanë aderuar në parti politike janë me akuza dhe mjaftonte një foto me liderin dhe janë të falur. E konsiderojmë si rrezik ardhjen e Albinin në pushtet”, tha ai.

Ndërsa PSD-ja, përmes një komunikate për media, tha: “Riciklimi i mbeturinave është ekonomizim e ruajtje e ambientit. Riciklimi i politikës dhe politikanëve është ruajtje e konservim i gjendjes aktuale përmes iluzionit të ndryshimit. Kohëve të fundit kemi parë njerëz me aktakuza, mbështetës e anëtarë të partive tjera që teksa kalojnë në VV iu falen e iu harrohen të gjitha veprimet. Mjafton një foto me liderin suprem dhe je i rilindur. Leninistë, erdoganistë, liberalë, konservatorë, pacifistë e radikalë gjejmë në aderimet që po na shitet si ndryshimi i madh. Çorbës ideologjike kapakun ia mban lideri suprem, ky riciklues i madh! Partitë e vjetra riciklojnë politika e njerëz, por ndryshimi është politikë e re dhe jo mjeshtri e riciklimit”.

Image

Image

Image