Supremja hedh poshtë ankesën e LVV-së dhe “Germinit” për vendimin e KQZ-së për votuesit jashtë Kosovës

Supremja hedh poshtë ankesën e LVV-së dhe “Germinit” për vendimin e KQZ-së për votuesit jashtë Kosovës

Aktuale January 18, 2021 - 16:55

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës joqeveritare “Germini” në lidhje me vendimin e KQZ për verifikimin e aplikuesve për të votuar nga jashtë Kosova në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në njoftim nga Supremja, thuhet se Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të apelit të organizatës joqeveritare "Germini”, të paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur sipas ankesës të organizatës Joqeveritare "Germini”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në seancën e kolegjit të mbajtur me datë 18.01.2021, hodhi poshtë si të palejuar ankesën e “Germini”, transmeton Zeri.info.

Më poshtë mund të shihni vendimin e plotë:

Image