11 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

11 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Aktuale January 18, 2021 - 09:03

Spitali i përgjithshëm i Pejës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se aktualisht po trajtohen 60 pacientë me COVID-19.

Nga të infektuarit me koronavirus 11 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 43 pacientë janë në oksigjeno-terapi.

“60 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 43 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, 1 pacient është në respirator (CPAP)”, thuhet në raport.

Njoftohet se tre pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. /Zëri

 

60 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së...

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Sunday, January 17, 2021