Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Hoti kujton Smajl Hajdarajn: U vra në ditë lirie për të cilën ia kushtoi jetën

Hoti kujton Smajl Hajdarajn: U vra në ditë lirie për të cilën ia kushtoi jetën

Aktuale January 17, 2021 - 22:43

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka kujtuar Smajl Hajdarajn në përvjetorin e 19-të të vrasjes.

Hoti ka thënë se Hajdaraj ia kushtoi jetën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ndërsa tregon se ai ishte bashkëpunotër i ngushtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe komandant rajonal i UÇK-së.

"19 vjet më parë, në ditë lirie, u vra deputeti që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Smajl Hajdaraj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe komandant rajonal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së

patriotit Smajl Hajdaraj!", ka shkruar Hoti.

Më 17 janar të vitit 2002, ish-deputeti i LDK-së, Smajl Hajdaraj ishte qëlluar për vdekje në hyrje të banesës së tij në Pejë nga persona që edhe sot nuk dihen se kush ishin./Zëri

 

19 vjet më parë, në ditë lirie, u vra deputeti që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Smajl...

Posted by Avdullah Hoti on Sunday, January 17, 2021