Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
CNN: Shqipëria, mikpritëse e shkëlqyer e turistëve amerikanë

CNN: Shqipëria, mikpritëse e shkëlqyer e turistëve amerikanë

Aktuale January 17, 2021 - 20:18

Dokumentet më të fuqishme të udhëtimit në botë, fuqia e pasaportës amerikane është ulur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, shkruan rrjeti i njohur informativ amerikan, CNN.

Pavarësisht se sa i duan fitimet nga turizmi, amerikanët nuk janë të gatshëm të marrin përsipër rrezikun e përhapjes së Covid-19 në vendet e tyre.

Ndërkohë, edhe pse shumë amerikanë po qëndrojnë në shtëpi, disa ende duan të shkojnë jashtë vendit. Vendet e ndryshme të botës i ndryshojnë rregullat në mënyrë dramatike në çdo kohë, transmeton atsh.

CNN jep edhe listën e vendeve ku mbajtësit e pasaportave amerikane të shkojnë për pushime dhe një ndër këto është edhe Shqipëria.

”E gjendur në detin Adriatik, Shqipëria mbetet e hapur dhe mikpritëse e shkëlqyer, shkruan tutje CNN.

”Faqja web e ambasadës amerikane thotë se nuk ka kërkesa për test Covid-19 ose karantinë. Ndërkohë janë vendosur rregulla për maskat dhe ka një orar të përcaktuar lëvizjeje”, përfundon CNN. / KultPlus.com