KRU “Prishtina” tregon se kur rikthehet furnizimi me ujë në lagjen “Dardania”

KRU “Prishtina” tregon se kur rikthehet furnizimi me ujë në lagjen “Dardania”

Aktuale January 17, 2021 - 16:52

Komania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka dal me një njoftim, pasi banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë janë duke u përballur me reduktime të ujit.

Sipas kompanisë, arsyeja e reduktimeve është pasi ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë ende duke intervenuar në sanimin e defektit në dy pika kyçe, në rrugën " Garibaldi" dhe te " Santea".

Rikthimi i furnizimit me ujë për banorët e “Dardanisë” pritet të bëhet rreth orës 18:00-18:30, sipas njoftimit nga KRU “Prishtina” e cila u ka kërkuar falje konsumatorëve për mungesë të ujit.

“Sipas informacioneve nga terreni, punimet po vazhdojnë pandërprerë dhe rikthimi i furnizimit me ujë parashihet rreth orës 18:00-18:30. Në moment që uji vjen, leni rubinetet hapur për pak kohë. Është e domosdoshme kur ka punime në rrjet. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet nën njoftim./Zëri