Hoxhaj: Skënderbeu personifikon bashkimin kombëtar dhe rrugën properëndimore

Hoxhaj: Skënderbeu personifikon bashkimin kombëtar dhe rrugën properëndimore

Aktuale January 17, 2021 - 16:17

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar Gjergj Kastriotin-Skënderbeu me rastin e 553 vjetorit të vdekjes.

Hoxhaj ka vlerësuar lart figurën e Skënderbeut, duke e cilësuar atë si themelues të ekzistencës së përhershme të projektit politik kombëtar të popullit shqiptar.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, kandidati i PDK-së për kryeministër ka thënë se Skënderbeu ka frymëzuar breza të tërë shqiptarësh në luftën për liri dhe pavarësi./Zëri

Shkrimi i plotë i Hoxhaj:

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është shëmbëlltyra dhe fryma jonë kombëtare, që ka vendosur themelet e ekzistencës së përhershme të projektit politik kombëtar të popullit tonë, idealet e të cilit ne vazhdojmë t’i ndjekim me përulësi.

Simboli i unifikimit të popullit shqiptar, Skënderbeu, ka frymëzuar breza të tërë shqiptarësh në luftën për liri dhe pavarësi. Kujtimi për të vazhdon të jetë i gjallë dhe mbetet përherë burim frymëzimi për të gjithë ne edhe në ditët e sotme.

Pas epokës së lavdishme të Skënderbeut, projekti i tij politik ka vazhduar të jetë më i gjallë se kurrë, që nga Lidhja e Prizrenit, vazhdoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, dhe u përmbyll më 1999 me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

bashkuar për zhvillim e me qëllim integrimin në rangun e barabartë mes popujve dhe kombeve evropianë, ne duhet ta rimëkëmbim Kosovën, që historia e saj të na bëjë krenarë, ndërsa e ardhmja e saj të na hapë perspektivë.

Skënderbeu, vazhdon të personifikojë bashkimin kombëtar dhe rrugën tonë të përbashkët properëndimore.