Maqedoni, 6 viktima dhe 190 raste të reja me COVID-19 – shërohen mbi 2 mijë pacientë

Maqedoni, 6 viktima dhe 190 raste të reja me COVID-19 – shërohen mbi 2 mijë pacientë

Aktuale January 17, 2021 - 15:48

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 1530 testime për koronavirus dhe prej tyre 190 kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë të diagnostikuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 2.009 persona, raporton “Alsat”.

Maqedonia aktualisht ka 12.635 raste aktive me Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 88.938 raste, prej të cilëve 73.601 janë rikuperuar, kurse 2.702 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e Covid-19./Alsatmk