Likaj uron fillimin e gjysëmvjetorit të dytë, kërkon kujdes të shtuar për ruajtje të shëndetit

Likaj uron fillimin e gjysëmvjetorit të dytë, kërkon kujdes të shtuar për ruajtje të shëndetit

Aktuale January 17, 2021 - 12:49

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka uruar për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë.

Likaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar që të gjithë të kenë kujdes të shtuar në mënyrë që të ruajnë shëndetin.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19”, thuhet në postimin e Likajt.

Ministri në detyrë i Arsimit ka vlerësuar të suksesshëm mbylljen e gjysëmvjetorit të parë, sipas tij, falë bashkëpunimeve të ndërsjellta.

“Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë”, shkruan Likaj.

Përmes këtij postimi ai po ashtu ka kërkuar përkushtim gjatë procesit mësimor.

“Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë”, shkruan Likaj./Zëri