Hoxhaj kujton 39 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Hoxhaj kujton 39 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Aktuale January 17, 2021 - 10:36

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar vrasjen e tre veprimtarëve të çështjes kombëtare, vëllezërit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Që nga vrasja e tyre sot shënohet 39 vjet.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoxhaj rikujtoi vrasjen tinzare të tyre, shkruan "Zeri.info".

“39 vite më parë u vranë tinëzisht në Gjermani tre veprimtarët e çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Jugosllavia mendoi se duke vrarë kokat e ilegales, do ta shuante rezistencën e popullit shqiptar. Por, në të vërtetë, aty ku ranë tre veprimtarët, u lindën mijëra të tjerë.

Mbi sakrificën e tre heronjve u forcua lëvizja popullore për liri dhe më pas u krijua Ushtria Çlirimtare. Kështu, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu u shndërruan në tre ideologët dhe frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë”, shkruan Hoxhaj.

Më poshtë postimi i plotë i Hoxhajt

 

39 vite më parë u vranë tinëzisht në Gjermani tre veprimtarët e çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri...

Posted by Enver Hoxhaj on Sunday, January 17, 2021