Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Aktuale January 17, 2021 - 09:09

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me reshje të dobëta bore.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius. 

“Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.