Vasfije Krasniqi-Goodman, kandidate për deputete në listën e Kurtit-Osmani
Foto:Laura Hasani

Vasfije Krasniqi-Goodman, kandidate për deputete në listën e Kurtit-Osmani

Aktuale January 16, 2021 - 17:35

Në zgjedhjet e 14-shkurtit, Vasfije Krasniqi-Goodman do të jetë kandidate për deputete me kreun e LVV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, raporton Zeri.info

Lajmin e ka konfirmuar për "Zërin", vëllai i saj, Nafi Krasniqi.

Ai bën të ditur se Krasniqi nuk ka hyrë me ndonjë parti, por ka vendosur të jetë në listën e përbashkët Kurti-Osmani.

"Ka pasur shumë oferta nga shumë parti, por ka vendosur të jetë në listë për deputete me Kurtin dhe Osmanin. Nuk ka hyrë në ndonjë parti, ka vendosur të jetë në listën e përbashkët Kurti-Osmani", tha ai për "Zërin". /Zëri