Donika Gërvalla-Schwarz kandidate për deputete në listën e Vjosa Osmanit

Donika Gërvalla-Schwarz kandidate për deputete në listën e Vjosa Osmanit

Aktuale January 16, 2021 - 15:25

Ish-kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla-Schwarz, njëherësh vajza e veprimtarit Jusuf Gërvalla, i bashkohet listës së Vjosa Osmanit, raporton Zeri.info

Lajmi për "Zërin" është konfirmuar nga kabineti i u.d së presidentes Osmani.

Gërvalla-Schwarz do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 14-shkurtit.

Në këto momente, Gërvalla-Schwarz dhe Osmani po zhvillojnë një takim. /Zëri