Lista Serbe krejt anti-Kosovë

Lista Serbe krejt anti-Kosovë

Aktuale January 15, 2021 - 21:02

Lista Serbe ka dorëzuar listën me emrat e njëzet kandidatëve të kësaj partie që garojnë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në njëzetëshen e partisë që udhëhiqet nga Goran Rakiq, deputet synon të bëhet Ivan Todosijevic, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për mohimin e masakrës së Reçakut.

Aty është dhe Miljana Nikolic që ishte deputete në legjilatrurën e shtatë derisa po e synon një ulëse në të tetën po ashtu.

Nikolic, që është drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Mitrovicë që funksionon me sistem të   Serbisë, ishte në krye të detyrës në ditën kur në mënyrë klandestine shteti serb futi në Kosovë një sasi me vaksina kundër-koronavirusit; ngjarje kjo që po hetohet nga Prokuroria vendore.

Në listën e dorëzuar në Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) janë po ashtu Verica Ceraniq, drejtore e Shërbimit të Serbisë për punësime dega –Kosovë dhe Lubinko Karagjic kryetar i Komunës paralele të Prishtinës.

Vetë kreu i LS-së, Goran Rakic që është zëvendëkryeministër në detyrë i Kosovës , tha se pas këtyre emrave qëndron mbështetja e madhe që vie nga presidenti i Serbisë.

“Edhe kësaj radhe Lista Serbe i ka kandidatët më të mirë .Është fakt që pas këtyre njerëzve më saktë pas partisë tonë egzistojnë rezultate. Më e rëndësishmja është se krah Listës Serbe dhe popullit serb qëndron Presidenti Aleksandër Vuciq.Jam i bindur se në zgjedhjet e 14 shkurtit ne do ti marin dhjetë mandatet në Kuvend që na takojnë” tha Rakic./KlanKosova