Hoti: Vjosa në vend që të jetë në listë me Kujtim Shalën, ajo u fut në listë me Fitore Pacollin

Hoti: Vjosa në vend që të jetë në listë me Kujtim Shalën, ajo u fut në listë me Fitore Pacollin

Aktuale January 15, 2021 - 20:09

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë takimit më strukturat e partisë në Lipjan, ka thënë se ata që e tradhtuan LDK-në së fundmi, do të marrin atë që e meritojnë.

Hoti ka thënë për u.d e presidentes, Vjosa Osmani që në vend se të ishte në listë me Kujtim Shalen e të tjerët, ajo do të jetë në listë me Fitore Pacollin.

“ Njerëzit e LDK-së do të qëndrojnë në LDK dhe në fund të fundit, secili do të marrë atë që e meriton, edhe ish kolegeje jonë do të marrë atë që meriton, në vend se të ishte në listë me Kujtim Shalën, Arben Gashin e të tjerët ajo do të jetë në listë me Fitore Pacollin e të tjerët, me atë marrëveshjen e djeshme ajo vendosi në ballë logon e VV-së, por votuesi i LDK-së do të qëndroj në LDK dhe nuk do të shkojnë në listat tjera”, tha Hoti.

Ai potencoi faktin se kjo fushatë zgjedhor do të jetë mjaft e vështirë për faktin se janë përballë dy koncepte të kundërta.

“ Gara politike do të bëhet mes të vërtetës dhe propagandës, do të jetë garë në mes të mentalitetit qeverisës pro evropian qytetar dhe në mes të diktaturës dhe censurimit të fjalës së lirë. Një gjë tjetër që duhet theksuar është së në këto zgjedhje njerëzit nuk do të votojnë në Facebook por në kutitë e votimit”, tha ai.

Hoti kërkoi mobilizim të strukturave partiake në Lipjan me qëllim që të parandalohet rrënimi i demokracisë në Kosovë./Zëri