Fadil Syleviqi gjendet i vdekur afër liqenit të Badocit

Fadil Syleviqi gjendet i vdekur afër liqenit të Badocit

Aktuale January 15, 2021 - 16:07

Ish-zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit, kanë bërë të ditur burime policore për Gazetën Online Reporteri.net.

Reporteri.net, ka kontaktuar zyrtarisht Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë, vetëm se kanë thënë se ka informacione për një vdekje të dyshimt, por ende nuk e dinë identitetin e viktimës.

Për Syleviqin është thënë se në kohën e ish-Jugosllavisë, ka qenë agjent i MUP-it serb, dhe ai ishte pranuar në Policinë e Kosovës pas lufte, me insistim të ndërkombëtarëve.