Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Rritet niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit

Rritet niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit

Aktuale January 14, 2021 - 15:42

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen e liqenit të Batllavës dhe të Badocit pas reshjeve të shiut.

Përmes një postimi në “Facebook”, nga kompania kanë thënë se në të dyja liqenet është rritur niveli i ujit me mbi tri metra.

“Pas kërkesave tuaja, ju njoftojmë sërish me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci. Niveli i ujit në të dy liqenet pas reshjeve të vrullshme atmosferike në vendin tonë është rritur mbi 3 metra. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 m mbi nivelin e detit ose - 2.90 m nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 641.60, ose - 8.25 m nën nivelin e kapërderdhjes”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie. /Zëri