Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Aktuale January 14, 2021 - 15:39

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 15-16.01.2021
Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese. Në fushat barike kemi rënie ashtu si dhe në ato termike. Kjo situatë e krijuar dhe e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore (kryesisht ditën e shtune). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.