Infektuar: 58088
Shëruar: 50953
Vdekur: 1456
AAK-ja nënshkruan marrëveshje me PSHDK-në, garojnë në një listë në zgjedhjet e 14 shkurtit

AAK-ja nënshkruan marrëveshje me PSHDK-në, garojnë në një listë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale January 14, 2021 - 15:19

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

AAK-ja dhe PSHDK-ja do të garojnë së bashkë në listën zgjedhore të AAK-së në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

“AAK dhe PSHDK do të bashkëveprojnë si dy partnerë të barabartë, duke respektuar njëra-tjetrën. Në listën e përbashkët zgjedhore PSHDK-ja do të garojë me një kandidat dhe i njëjti do të gëzojë mbështetjen e elektoratit të PSHDK-së dhe të AAK-së për t'u zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës”, thuhet në marrëveshjen që ka siguruar Telegrafi.

Po ashtu në këtë marrëveshje thuhet se në qeverisjen e ardhshme PSHDK-ja do të përfaqësohet me postin e zëvendësministrit, në rast se PSHDK-ja do të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Ndryshe, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se nesër do të bëjnë publike listën e kandidatëve për deputetë, ku bartës i kësaj liste do të jetë vetë ai. /Telegrafi