Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Sally Becker, shpëtimtarja e harruar e fëmijëve nga Kosova
Foto Ilustruese

Sally Becker, shpëtimtarja e harruar e fëmijëve nga Kosova

Aktuale January 14, 2021 - 15:06

Sally Becker, një humaniste britanike që ndihmoi fëmijët gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnjë, ëndërron të rikthehet në Kosovë. E njohur edhe si "Engjëlli i Mostarit" në misionet e saj të shpëtimit, ajo ishte burgosur, plagosur, rrahur e madje kishte hyrë edhe në grevë urie.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Becker rrëfen për sfidat që ajo u përball gjatë misioneve të saj për shpëtimin e fëmijëve nga zonat e luftës. Së fundi, një grup aktivistësh të shoqërisë civile nga Sllovenia, pjesë e të cilit janë edhe disa boshnjakë, ka dorëzuar kërkesën zyrtare për nominimin e Sally Beckerit për çmimin "Nobel për Paqe".