Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Kurti i përgjigjet pyetjes se si do të reagojë nëse i refuzohet pjesëmarrja në zgjedhje
Foto: Laura Hasani

Kurti i përgjigjet pyetjes se si do të reagojë nëse i refuzohet pjesëmarrja në zgjedhje

Aktuale January 14, 2021 - 14:33

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në konferencën për media u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me refuzimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti ka thënë se pengesa të ndryshme do të dalin rrugës, por se asnjëherë nuk e ndalin, raporton “Zeri.info”.

“Më 14 shkurt nuk është më ajo situata e vjetër me cilën parti. Është referendum ku qytetarët përcaktohen për zgjidhje të thjeshtë, partitë e vjetra të regjimit që në vitin 2020 refuzonte të shkonte dhe ardhmërinë përpara që do ta nxjerrë vendin nga kriza. Nuk janë zgjedhje për parti, është referendum”, tha ai.

Sipas tij, nuk ka më pengesa që janë të patejkalueshme.

“Pengesat e ndryshme me siguri që dalin rrugës, por ato nuk na ndalin asnjëherë, qofshin të aspektit të interpretimit juridik ose politik. Nuk ka më pengesa që janë të patejkalueshme. Nuk mund të përgjigjem, sepse s’ka pengesa që na ndalin më”, potencoi Kurti.