
Policia apel vozitësve: Përshtateni shpejtësinë në rrugët me ngrica
Aktuale
January 14, 2021 - 14:21
Për shkak të vërshimeve që janë të pranishme ditëve të fundit në vendin tonë, Policia e Kosovës ka bërë apel te qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të përshtatin shpejtësinë me gjendjen e rrugëve, raporton “Zeri.info”.
"Policia e Kosovës apelon:
Kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica!
Duke u bazuar në situatën e tanishme, ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, andaj nga Policia e Kosovës apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri