Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Osmani: Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk dorëzohet ndaj krimit e korrupsionit
Foto:Laura Hasani

Osmani: Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk dorëzohet ndaj krimit e korrupsionit

Aktuale January 14, 2021 - 14:11

U.d, e presidentes, Vjosa Osmani, ka dalë sot në një konferencë të përbashkët me kreu e LVV-së, Albin Kurti, raporton “Zeri.info”.

Gjatë kësaj konference Osmani theksoi se marrëveshja që kanë arritur sot së bashku me LVV-në përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe se bashkimi i tyre shkon përtej një liste dhe emrave të përveçëm.

"Marrëveshja që kemi arritur sot përfaqëson vullnetin e qytetarëve tanë. Bashkimi ynë shkon përtej bashkimit të një liste. Është bashkim për një kauzë që është në të mirë të qytetarëve tanë. Kjo që është arritur sot shkon përtej emrave individualë dhe bindjeve ideologjike, sepse ka për qëllim shkapjen e shtetit, zhvillimin ekonomik, arsimit…. Jemi të vendosur për respektuar Kushtetutën tonë dhe për të garantuar sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës", ka thënë ajo.

Më tej Osmani tha se Kosova ka nevojë për një kryeministër siç është Kurti e një kryeministër që nuk dorëzohet ndaj krimit e korrupsionit.

"Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk dorëzohet para luftës së pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, një kryeministër që nuk do të mbyllë sytë para padrejtësive, e që ka guxim, vizion, integritet e dinjitet", tha ajo.

"Na priftë e mbara!", tha ajo në fund të konferencës. /Zëri