
Lladrovci: Të vazhdojë tradita, jashtë listës zgjedhore të dënuarit dhe të akuzuarit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se tradita e mirë e instaluar nga Kadri Veseli do të vazhdojë, kjo nënkupton mospërfshirjen në listën zgjedhore për Parlament të të gjithë të dënuarve dhe të akuzuarve.
Besueshmëria ndaj listës së kandidatëve të PDK-së duhet të jetë argument se jo të dënuarit, por as të akuzuarit nuk mund ta kërkojnë besimin e qytetarit, ka shkruar z. Lladrovci në rrjetin social.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Nga PDK-ja, sipas praktikës së instaluar për herë të parë në Kosovë nga z. Kadri Veseli, pres që sërish t’i mënjanojë nga lista zgjedhore për Parlament jo vetëm kandidatët e dënuar, por edhe kandidatët e akuzuar për korrupsion.
Besueshmëria ndaj listës së kandidatëve të PDK-së duhet të jetë argument se jo të dënuarit, por as të akuzuarit nuk mund ta kërkojnë besimin e qytetarit.
Përfundimisht të dihet se tradita e mirë e PDK-së po vazhdon!