Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Haradinaj: Të premten paraqesim listën e plotë të kandidatëve për deputetë
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Të premten paraqesim listën e plotë të kandidatëve për deputetë

Aktuale January 14, 2021 - 13:24

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka njoftuar se nesër (e premte) do të prezantojë listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se AAK-ja është e vendosur të kontribuojë për vendin në Parlament, Qeveri, por edhe si president, raporton “Zeri.info”.

“Kosovës i duhet fuqi, por edhe unitet për hir të vendit, stabiliteti i brendshëm është faktor kryesor për progresin ekonomik dhe integrimin në NATO dhe BE. AAK-ja do të kontribuoj në Kuvend, Qeveri, por edhe me mu si president, që të sigurojë pavarësinë, sovranitetin. Ta bëjmë Kosovën një shtet me të cilin do të krenohemi të gjithë”, tha ai.

Po ashtu ai para mediave prezantoi disa nga kandidatët për deputetë.

“Në AAK kemi zgjedhur kandidatët tanë si përfaqësues të qytetarëve. Nesër do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve tanë, në mesin e tyre dy të tretat janë të rinj. Sot para jush do të prezantoj disa prej tyre: Profesor dr. Shemsedin Dreshaj, Shukrije Bytyqi - profesoreshë e kimisë në Malishevë, dr. Shqipe Krasniqi-Kastrati, Kaltrina Morina nga Drenasi, profesor dr. Shkelqim Yllaku, Ismet Vehbi Shamolli - inxhinier, Diellza Kukaj, Greta Daçi”, tha Haradinaj. /Zëri