
Riemërimet dhe shkarkimet, si mjet i “kontrollimit” të institucioneve
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, të martën për të dytën herë brenda tre muajsh, e shkarkoi Ilir Murtezajn nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës. Herën e parë, më 16 tetor, Murtezaj u shkarkua për shkak të, siç u tha, performancës së dobët. Kurse, për shkarkimin herën e dytë, deri më tani nuk ka marrë ndonjë vendim me shkrim nga kryeministri në detyrë.
Zyra e Kryeministrit të martën ka njoftuar se në postin e ushtruesit të detyrës të ATK-së, për së dytën herë është emëruar Ekrem Hysenaj, dhe në njoftim nuk është përmendur shkarkimi i Murtezajt.
Murtezaj: Qeveria po i shfrytëzon ditët e fundit për interesa të caktuara personale
Sipas Murtezajt, qeveria aktuale është duke e shfrytëzuar ditët e fundit të pushtetit, për të realizuar interesat individuale të disa njerëzve. Për emërimin e ushtruesit të drejtorit të ri, ai thotë se është njoftuar përmes mediave.
“Unë saktësisht nuk e di qëllimin e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministres në detyrë të Financave, Hykmete Bajrami. Mirëpo, një vendim i tillë ka dëmtuar rëndë institucionin më vital të shtetit si dhe ka rrezikuar stabilitetin makrofiskal, duke zvogëluar mundësinë e inkasimit të të hyrave dhe luftimit të informalitetit. Njëkohësisht ka cenuar të drejtën time në marrëdhënien e punës, të garantuar me Ligjin e punës dhe Ligjin e zyrtarëve publikë,” thotë Murtezaj për Radion Evropa e Lirë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU