
Zgjedhjet do të mbahen në 888 qendra të votimit
Aktuale
January 13, 2021 - 15:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet qe do të mbahen me 14 shkurt, raporton Zeri.info
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për "Zërin" se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën.
“KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 14 shkurt. Do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit që do të hapen në ditën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi. /Zëri