
PDK-ja garon në zgjedhje me moton “Rimëkëmbje”
Aktuale
January 13, 2021 - 15:36
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media ka prezantuar pesë shtyllat e platformës së kësaj partie gjatë procesit zgjedhor, raporton “Zeri.info”.
Të parën nga këto pesë shtylla Hoxhaj e ka renditur rimëkëmbjen ekonomike, që do të jetë edhe emri i sloganit të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë “Rimëkëmbje”.
“Sot unë jam në këtë konferencë shtypi, që të prezantojë platformën e rimëkëmbjes, e cila do të jetë platformë e rimëkëmbjes edhe politike dhe kombëtare dhe ekonomike, e cila do të ndërtohet në 5 shtylla, së pari prioritet i parë do të jetë rimëkëmbja ekonomike, zhvillimi i sistemin shëndetësor, luftimi i korrupsionit, ndërtimi dhe zhvillimi i sistemit arsimor, politika e jashtme”, tha ai. /Zëri