Zemaj njofton se nuk ka zgjatje të orarit të qarkullimit, ndryshon rangimi i komunave në zonat e rrezikshmërisë

Zemaj njofton se nuk ka zgjatje të orarit të qarkullimit, ndryshon rangimi i komunave në zonat e rrezikshmërisë

Aktuale December 11, 2020 - 15:21

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media ka njoftuar për gjendjen aktuale me koronavirus në Kosovë.

Zemaj ka njoftuar se edhe pse nuk ka rritje të numrit të rasteve, nuk do të ketë lehtësim të masave, shkruan “Zeri.info”.

“Kemi stagnim të rritjes së virusit, nuk ka përhapje si shkak i masave të marra dhe zbatimit të pjesshëm të tyre nga qytetarët. Masat duhet të vazhdojnë patjetër me një intensitet të shtuar”, ka deklaruar Zemaj.

Sot po ashtu ndryshon edhe rangimi i komunave në zonat e rrezikshmërisë edhe për dy javët e ardhshme.

“Vetëm 16 komuna tashmë kanë mbetur në zonën e kuqe, 9 komuna janë në zonën e verdhë dhe në zonën e gjelbër, për shkak të përmirësimit, kanë kaluar 13 komuna”, njoftoi Zemaj.

Zemaj ka falënderuar punonjësit shëndetësorë dhe ka vlerësuar punën e tyre nëntëmujore gjatë pandemisë, duke i konsideruar ata heronj. /Zëri