Katër komunat ku numri i të infektuarve ka shënuar rritje

Katër komunat ku numri i të infektuarve ka shënuar rritje

Aktuale December 04, 2020 - 15:27

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 478 raste të reja me COVID-19 dhe janë shënuar 11 viktima.

Sipas statistikave të IKSHPK-së, komuna e cila prin me më së shumti raste është Prishtina, ku gjatë 24 orëve janë shënuar 205 raste të reja, transmeton “Zeri.info”.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 205 raste, Mitrovicë 34 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 28 raste, Gjakovë 25 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Suharekë 15 raste, Kamenicë 12 raste, Pejë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Klinë 3 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Dragashi, Hani i Elezit, Kaçaniku, Ranillugu, Shtimja. /Zëri