Haradinaj, thirrje Qeverisë që sa më parë të fillojë implementimi i mjeteve

Haradinaj, thirrje Qeverisë që sa më parë të fillojë implementimi i mjeteve

Aktuale December 04, 2020 - 15:03

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas kalimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Kuvend.

Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka përshëndetur miratimin e këtij projektligji, teksa thotë se më në fund tejkaluan vijat partiake.

“Përshëndes miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe përgëzoj deputetët që më në fund tejkaluan vijat partiake dhe përfunduan këtë proces, zvarritja e së cilit ishte në dëm të qytetarëve”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, ai i bën thirrje Qeverisë që sa më parë të fillojë me implementimin e mjeteve.

“Bëj thirrje tek ekzekutivi që sa më parë ta fillojnë implementimin, pasi dihet qartë gjendja e rëndë e shumë familjeve në vend, por edhe e bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi”, tha Haradinaj. /Zëri