Pas miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje bie faqja e Trustit

Pas miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje bie faqja e Trustit

Aktuale December 04, 2020 - 14:56

Pak minuta pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, që mes të tjerash ua mundëson qytetarëve të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga kontributet pensionale, uebfaqja e Trustit Pensional ka dalë nga funksioni.

Përdoruesit për momentin nuk mund të hyjnë në llogaritë e tyre.

Me këtë ligj qytetarëve u mundësohet të tërheqin deri 10 për qind të mjeteve të tyre në Trust. Ata që kanë më pak se 10 mijë euro në llogaritë e tyre do të rimbursohen nga shteti.

Image