Hamza: Votimi i projektligjit nuk ndërlidhet me asnjë zhvillim tjetër politik

Hamza: Votimi i projektligjit nuk ndërlidhet me asnjë zhvillim tjetër politik

Aktuale December 04, 2020 - 14:51

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Bedri Hamza, pas votimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Kuvend, ka thënë para mediave se qëllimi i PDK-së ka qenë që përmes këtij projektligji t’i përkrahin subjektet ekonomike që kanë pasur vështirësi në pandemi.

“Qëllimi ynë është që përmes këtij ligji të përkrahim subjektet ekonomike të cilat kanë pasur vështirësi gjatë pandemisë. Ky fond shkon deri 200 milion grante e kontribute financiare pa kthim. Falënderoj gjithë deputetët që kanë votuar dhe kanë aprovuar këtë ligj”, tha ai.

Në pyetjen e gazetarëve se a do ta votojnë edhe buxhetin e vitit 2021 të kësaj qeverie, ai tha se kjo qeveri po të kishte numrat nuk do të kishte nevojë të vonojë kaq shumë.

“Për që është qeveri e dobët po tregon fuqia politike në Kuvend. Po t’i kishin numrat nuk do të kishin nevojë ta vonojnë kaq shumë. Po shihet që nuk i kanë numrat t’i kalojnë as ligjet që i kërkojnë shumicën e thjesht e lë më marrëveshjet ndërkombëtare”, potencoi ai.

Hamza tha se votimi i këtij projektligji nuk ndërlidhet me asnjë zhvillim tjetër politik.

“Votimi nuk ndërlidhet me asnjë zhvillim tjetër politik që mund të ndodhë ne periudhën e ardhshme dhe nuk ndërlidhet me asnjë iniciativë ligjore, e cila është në procedurë”, tha ai. /Zëri