Gashi: Projektligji për rimëkëmbje nuk është i LDK-së, por i qytetarëve të Kosovës

Gashi: Projektligji për rimëkëmbje nuk është i LDK-së, por i qytetarëve të Kosovës

Aktuale December 04, 2020 - 14:47

Pas miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, deputeti i LDK-së Arben Gashi tha se ky projektligj u takon qytetarëve dhe jo partisë së tij, raporton “Ekonomia Online”.

“Ky ligj nuk është i LDK-së, por i qytetarëve të Kosovës. Ne kemi kaluar një ligj që ka për qëllim lehtësimin e kushteve jetësore dhe është një arritje për Kuvendin dhe nuk arriti të shantazhohet nga Lista Serbe”, tha Gashi. /EO