Ministria e Punëve të Brendshme nga sot nis pajisjen me letërnjoftime për qytetarët

Ministria e Punëve të Brendshme nga sot nis pajisjen me letërnjoftime për qytetarët

Aktuale December 04, 2020 - 14:09

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil ka njoftuar se ka arritur të siguroj materialin për letërnjoftime dhe që nga sot do të nis paisja me të për të gjithë qytëtarët e Kosovës.

"Bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes se virusit COVID-19, MPB ka organizuar institucionin përkatës që pajisja e qytetarëve me letërnjoftime të bëhet brenda dy jave, duke konsideruar se pas kësaj periudhe do të kthehemi në normalitet të pajisjes së qytetarëve me këtë lloj të dokumentit.

Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se tanimë për rastet që kanë qenë në pritje ka filluar shpërndarja e letërnjoftimeve nëpër qendrat përkatëse", thuhet në njoftimin e MPB-së. /Zëri