Zjarrfikësit shpëtojnë një grua të moshuar, pasi i është përfshirë banesa nga flakët

Zjarrfikësit shpëtojnë një grua të moshuar, pasi i është përfshirë banesa nga flakët

Aktuale December 04, 2020 - 14:01

Një banesë është përfshirë nga zjarri përballë sheshit "Hasan Prishtina" në komunën e Vushtrrisë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bajrush Kosumi, ka bërë të ditur se Shërbimi i Zjarrfikësve ka shpëtuar jetën e një gruaje të moshuar.

"Falënderojmë për bashkëintervenim dhe mbështetje edhe Policinë e Kosovës dhe KEDS-in", ka shkruar ndër të tjera Kosumi në "Facebook". /Zëri

Image