Osmani vjen në Kuvend pas shërimit, tensione në seancë

Osmani vjen në Kuvend pas shërimit, tensione në seancë

Aktuale December 04, 2020 - 13:45

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është rikthyer në Kuvend pas izolimit, pasi ishte e infektuar me koronavirus dhe e njëjta është përplasur me ministren e Financave, Hykmete Bajrami.

Kjo përplasje u bë në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Ju mund t’i interpretoni punët tuaja, por Rregulloren e Kuvendit e interpretoj unë”, iu drejtua Osmani Bajramit.