Luksemburgu mbështet Kosovën me investim në arsimin profesional

Luksemburgu mbështet Kosovën me investim në arsimin profesional

Aktuale December 03, 2020 - 20:45

Në një takim virtual, sot u bë një marrëveshje dypalëshe me Kosovës dhe Luksemburgut, ër investim në arsimin profesional në vendin tonë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla bashkë me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj, zhvilluan një takim virtual pune me të Ngarkuarën me Punë të Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

“Kjo marrëveshje do të jetë ndihmesë shumë e madhe për zhvillimin e arsimit profesional, si një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të Kosovës, që ka të bëjë me profilizimin e kuadrove të reja, që ta gjejnë veten aty ku kanë talent e shkathtësi”, thuhet në komunikatë.

Gjatë takimit Ministrja Haradinaj-Stublla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për shtet-ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës./Zëri

Image

Image