Obiliqi ua kompenson personave me aftësi të kufizuar shpenzimet e udhëtimit për shkollim

Obiliqi ua kompenson personave me aftësi të kufizuar shpenzimet e udhëtimit për shkollim

Aktuale December 03, 2020 - 19:20

Komuna e Obiliqit do të bëjë kompensimin e shpenzimit të udhëtimit për në shkollë dhe anasjelltas për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.

Vendimin e mori sot, në ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi. I pari i kësaj komune theksoi se kjo ditë duhet të shërbejë si ditë reflektimi se sa përkrahet kjo kategori nga shoqëria.

“Si rrjedhojë kemi bërë kompenzimin e shpenzimeve të udhëtimit për nxënësit me nevoja të veçanta, për në shkollë dhe anasjelltas, gjithsej në këtë vit janë përfitues 19 nxënës, shuma e përgjithshme është rreth 8 mijë euro, kemi ofruar paisje të nevojshme për të lehtësuar gjendjen e tyre shëndetësore, po krijojmë hapësira të përshatshme për të kaluar kohën e lire”, theksoi Gashi, thuhet në komunikatën për medie.

Gashi ka shprehur se gjithë puna dhe përkushtimi është e orientuar pikërisht në ofrimin e kushteve sa më të përshatshme për këtë kategori./Zëri