Burri me aftësi të kufizuara: Qasja në objekte institucionale, pengesë shumë e madhe

Burri me aftësi të kufizuara: Qasja në objekte institucionale, pengesë shumë e madhe

Aktuale December 03, 2020 - 19:01

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, kjo kategori në Kosovë thekson se përballet me shumë peripeci.

Faruk Kukaj i cili punon në HANDIKOS prej 30 vjetësh, thotë se një prej sfidave të tyre më të mëdha është qasja nëpër objekte të ndryshme.

“Tash kam shumë pak kohë që të lëviz. Jam i përkushtuar në punën për personat me aftësi të kufizuar. Kam kohë të lirë më pak. Kam angazhuar dy asistentë personalë që kujdesën për nevojat e mia ditore”.

“Më së shumti pengesa më e madhe është qasja e plotë. Në qytet për të marrë shërbime është shumë vështirë. Ka shumë objekte institucionale që nuk kanë qasje, apo nuk e kanë sipas standardit”, është shprehur Kukaj, njofton Klan Kosova.

Ai është shprehur se falë familjes së tij në të kaluarën ka lëvizur më shumë.

Madje ai ka thënë se mbi tre dekada më parë ka punuar në qendër të Prishtinës.

“Një kohë kam pasë një minibiznes ku kam shitur akullore para 35 vjetësh. Telashe ka pasë mjaftë. Qasja nuk ka qenë fare e kënaqshme. Kam pasur shumë barriera”.